Italia e vajton humbjen e Marash Kumbullas
Sport
February 12, 2020 - 10:22
Mbrojtësi shkodran është bërë një pikë e padiskutueshme referimi te Hellas Verona
Mediat italiane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë paraqitjes së 20-vjeçarit shqiptar, Marash Kumbulla, në sezonin e tij të parë në Serie A.
Mbrojtësi shkodran është bërë një pikë e padiskutueshme referimi te Hellas Verona, duke ngërthyer vëmendjen dhe interesin e gjigantëve të Evropës.
Në këtë pikë të karrierës, italianët shprehin keqardhjen e tyre që Kumbulla nuk luan për kombëtaren e tyre. Në këtë drejtim shkon edhe shkrimi i “Goal.com”, version italisht: “Ndër surprizat kryesore të këtij kampionati është padyshim Verona e Juric, e aftë të bllokojë Milanin, Lazion dhe Juventusin. Në mesin e protagonistëve të skuadrës është edhe Marash Kumbulla, një qendërmbrojtës i ri, që i shpëtoi kombëtares italiane për një fije…”, ka shkruar Goal.com.