Salihu flet për telashet me klubet e Superligës: Do t’i dëgjojmë kërkesat e tyre

Salihu flet për telashet me klubet e Superligës: Do t’i dëgjojmë kërkesat e tyre

Sport February 12, 2020 - 09:54
Kuvendin Zgjedhor i FFK-së nisi dhe u mbajt me tensione

Futbolli kosovar nuk po mund të gjejë qetësi. Klube të Superligës së Kosovës në futboll vazhdojnë të kenë pakënaqësi me mënyrën e udhëheqjes së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Më 27 janar të vitit të kaluar disa klube kosovare kërkuan të bëhen ndryshime në statutin e FFK-së, ku kërkuan të përfaqësohen në Komitetin Ekzekutiv. Një gjë e tillë nuk u miratua, ndërkohë që anëtarë të KE-së u zgjodhën kryetarët e lidhjeve rajonale të futbollit.

Me 37 vota pro është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i ri për katër vjetët e ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së u votua nga më shumë se 50 për qind e delegatëve, që ishin në sallë. Kuvendin Zgjedhor i FFK-së nisi me tensione, shkruan sot gazeta Zëri.info.

Anëtarët e KE-së të FFK-së janë: Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Jovic, Xhelal Broja, Mirsad Qollaku, Naser Ajeti, Iljaz Mjaku, Vjollca Krasniqi, Flamur Bunjaku, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura. Ata kanë mandat katërvjeçar, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pa u votuar rendi i ditës në Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së pati përplasje mes kryetarit Agim Ademit dhe disa prej delegatëve të klubeve të Superligës.

Ademi kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në Kuvend, por kundërshtimet ishin të mëdha nga delegatët e Llapit, të Trepçës ’89, të Ballkanit e të disa të tjerave.

Pas shumë diskutimeve kreu i FFK-së nuk u lejua të kërkojë mocion votëbesimi nga delegatët për mandatin e tij.

Gazeta ka tentuar të bisedojë edhe me presidentin e FFK-së Agim Ademin, mirëpo telefoni i tij nuk kishte qasje, shkruan Zëri.info.

Ndryshe, takimin në fjalë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Ai ka deklaruar se në këtë takim janë të ftuara të gjitha klubet e Superligës.

“Ky është takim i zakonshëm, që gjithmonë bëhet para fillimit të Kampionatit. Ne do t’i dëgjojmë dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat e klubeve. Jemi të hapur për një gjë të tillë”, ka deklaruar Eroll Salihu për gazetën “Zëri”. /Zëri.info