Wanda Nara kritikohet ashpër nga babai i saj

Wanda Nara kritikohet ashpër nga babai i saj

Sport February 11, 2020 - 23:30
Lajmet e fundit nga sporti

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara është njëra prej figurave më të përfolura në media, transmeton zeri.info

Përveç lidhjes së saj me Icardin, ajo njihet edhe për format e saj fizike, derisa shpeshherë publikon fotografi “të nxehta”.

Kritikat mbi të nuk mungojnë për mënyrën si ajo ka ndikuar në jetën e argjentinasit, ndërsa së fundmi ka marrë kritika edhe nga babai i saj, Andres.

“Kisha një marrëdhënie shumë të thjeshtë me të, por tani gjithçka është ndryshe. Ajo ka humbur në famën dhe paratë e saj”, u shpreh ai.

“E kam mbështetur gjithmonë dhe kam dashur t’i kundërvihem kujtdo që ka folur keq për të”, tha babai i saj.

Ndërkohë, Wanda para disa ditëve kishte thënë se babai i saj ishte zhgënjimi më i madh në jetë./Zëri