Gjyqtari përjashtohet për 1 vit për shkak se goditi me kokë portierin
Sport
February 11, 2020 - 22:27
Lajmet e fundit nga sporti
Një gjyqtar italian është përjashtuar për një vit nga futbollit për shkak se goditi me kokë një portier, transmeton zeri.info
Antonio Martinello u nevrikos me portierin e Borgo Molianos, Matteo Sicioli derisa ku po kërkonte shpjegimin se përse u përjashtua nga loja në ndeshjen ndaj Montonesit.
Të dy debatuan në dhomat e zhveshjes dhe gjyqtari Martinello e goditi me kokë futbollistin Siciolin duke i shkaktuar plagë.
Portieri ishte dërguar në spital për t’u mjekuar, ndërsa ditën e sotme Federata Italiane e Futbollit vendosi të përjashtonte për 1 vit gjyqtarin./Zëri