Manajt po i buzëqesh fati te Barcelona
Sport
February 11, 2020 - 22:04
Lajmet e fundit nga sporti
Rey Manaj është transferuar nga skuadra e Albacetes që luan në kategorinë e dytë spanjolle për tek Barcelona me idenë që të luante me ekipin e të rinjve në kategorinë e tretë.
Drejtuesit e Barçës huazuan disa lojtarë të sulmit për në ekipe të tjera, por nuk kishin parashikuar dëmtimet e Suarez dhe Dembele, ku ky i fundit do të mungojë të paktën gjashtë muaj.
Rey deri më tani është thirrur në ekipin e parë disa herë për t’u stërvitur, dhe është i vetmi sulmues ‘9’ që e ka Barcelona.
Duke parë lëndimet dhe përfshirjen e tij në listën ‘A’ të Ligës së Kampionëve, sulmuesit lushnjar duket se i ka buzëqeshur fati dhe do të ketë mundësinë që të luajë me Barcelonën.
Në ndeshjen e fundit Barcelona përdori Arturo Vidalin si sulmues fals.