Ndeshja u shty për shkak të stuhive të fuqishme, takimi i Premierligës luhet në një ditë me sfidat e Ligës së Kampionëve
Sport
February 11, 2020 - 21:34
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 26-të të Premierligës angleze mes Manchester Cityt dhe West Hamit, e cila ishte paraparë të zhvillohej të dielën që e lamë pas, do të luhet të mërkurën e ardhshme, transmeton zeri.info
Ky takim ishte shtyrë për shkak të stuhive të fuqishme që kishin kapluar Anglinë.
Sfida është vendosur që të luhet të mërkurën e ardhshme, pra në të njëjtën ditë kur zhvillohen edhe dy takime të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, Atalanta – Valencia dhe Tottenham – Leipzig./Zëri hyjnë