10 lojtarët me klauzolën më të lartë në botën e futbollit, lista me plot befasi

10 lojtarët me klauzolën më të lartë në botën e futbollit, lista me plot befasi

Sport February 11, 2020 - 21:15
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka klauzolën më të lartë të lirimit në botën e futbollit, transmeton zeri.info

Ai ka një klauzolë prej 1 miliard eurosh.

Francezi ka shënuar 240 gola që prej transferimit të tij në “Santiago Bernabeu” nga Lyoni në 2009-n dhe klauzola e tij e lartë tregon rëndësinë që ka ai në ekipin madrilen.

Ndërkohë, bashkëkombësi i Benzemas, Antoine Griezmann është i dyti në listë, derisa klauzola e tij është 677.2 milionë funte.

Kjo është dhjetëshja me klauzolën më të lartë në futboll:

1. Karim Benzema (846.7 milionë funte)

2. Antoine Griezmann (677.2 milionë funte)

3. Luka Modric (634.9 milionë funte)

= Brahim Diaz (634.9 milionë funte)

5. Lionel Messi (592.5 milionë funte)

= Isco (592.5 milionë funte)

= Vinicius Jr (592.5 milionë funte)

= Marco Asensio (592.5 milionë funte)

9. Gareth Bale (423 milionë funte)

= Gerard Pique (423 milionë funte)