Prishtina e prezanton skuadrën për stinorin pranveror
Stinori pranveror i Superligës së Kosovës do të fillojë gjatë kësaj jave, shkruan zeri.info
Klubi i Prishtinës ka publikuar lojtarët dhe stafin e ekipit.
Prej 21 futbollistëve që ka klubi i kryeqytetit më të rinjtë janë Qendrim Zyba e Ermal Vitija të cilët sapo kanë mbushur 19 vite, kurse më i vjetri Labinot Ibrahimi 33 vjeçar.
FC Prishtina në stinorin pranveror do të garojë me këta numra të fanellave:
(Portierë) 12. Visar Bekaj, 35. Eglant Haxho, 1. Alban Muqiqi.
2. Armend Thaqi, 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 5. Diar Miftaraj, 21. Ermal Vitija, 4. Tun Bardhoku, 23. Leonit Abazi, 20. Qendrim Zyba, 88. Ardit Hila, 7. Lorik Boshnjaku, 18. Ergyn Ahmeti, 6. Endrit Krasniqi, 10. Meriton Korenica, 11. Kreshnik Uka, 15. Gauthier Mankenda, 27. Ahmed Januzi, 77. Oto John.
Prishtina ka konfirmuar edhe shtabin teknik, ku shihet se Dallku do të ketë katër ndihmës trajnerë.
Shtabi teknik:
Kryetrajner Armend Dallku.
Nihmëstrajnerë: Armend Simnica, Ahmet Beselica, Artan Luzi, Debatik Curri.
Doktor: Valon Krasniqi dhe fizioterapeutët: Alban Llumnica e Atdhe Halimi.