Gruaja e Kobe Bryantit nuk mund të pajtohet me vdekjet e burrit dhe vajzës së saj, ky është reagimi i saj emocionues

Gruaja e Kobe Bryantit nuk mund të pajtohet me vdekjet e burrit dhe vajzës së saj, ky është reagimi i saj emocionues

Sport February 11, 2020 - 17:20

Gruaja e Kobe Bryantit, Vanessa thotë se truri i saj nuk pajtohet dot me vdekjet e burrit dhe vajzës së saj, Gianna, transmeton zeri.info

Legjenda e LA Lakers, Bryant ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me helikopter më 26 janar.

“Nuk kam qenë e gatshme të shpreh ndjenjat e mia me fjalë”, ka thënë Vanessa.

“Truri im refuzon që ta pranojë që të dy Kobe dhe Gigi kanë shkuar”, ka shtuar ajo.

“Pse duhet të jem në gjendje të zgjohem një ditë tjetër kur vajza ime e vogël nuk e ka atë mundësi? Jam shumë e nevrikosur. Ajo kishte aq shumë jetë për të jetuar”, është shprehur gruaja e Kobet./Zëri