Pas lajmit të keq, vjen edhe i miri për futbollistin e Kosovës

Pas lajmit të keq, vjen edhe i miri për futbollistin e Kosovës

Sport February 11, 2020 - 15:08

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca, pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Luzernit të fituar 1:0 ndaj Xamaxit në udhëtim.

Pikërisht, Voca kishte shënuar golin e fitores në minutën 13, por që në të 25-tën ishte larguar nga loja, shkaku i lëndimit.

Image

Mediat zvicerane kanë raportuar se lëndimi i tij nuk është serioz, shkruan Gazeta Olle.

Ai pritet të kthehet në fushë pas 10-14 ditësh.