Rrahmani: Me Juventusin ishte hakmarrje, ëndrrën me Shqipërinë dua të bëj realitet me Kosovën

Rrahmani: Me Juventusin ishte hakmarrje, ëndrrën me Shqipërinë dua të bëj realitet me Kosovën

Sport February 10, 2020 - 23:16

Mbrojtësi i Veronës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani rrëfen se dëshironte që të luante me Shqipërinë në kampionatin europian të Francës të vitit 2016.

Dy ditë pas fitores së bujshme kundër Juventusit, 25-vjeçari u shpreh për “Top Channel” se tani që nuk luan më për kombëtaren kuqezi shpreson që të realizojë ëndrrën e pjesëmarrjes në kampionat europian me Kosovën.

Ai e konsideroi fitoren e bujshme kundër Juventusit ditën e shtunë si një lloj “hakmarrjeje” pasi bardhezinjtë i kishin mposhtur në fazën e parë të kampionatit.

“Fitorja me përmbysje kundër Juventusit – “Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1 kështu që është pak a shumë si hakmarrje për ne.

 Objektivat e Veronës në këtë sezon – Nëse një futbollist shqiptar luan mire, atëherë ai i hap derën edhe futbollistëve të tjerë edhe Lacio siç u ka hap derën futbollistëve shqiptarë, edhe këtu e kanë derën e hapur.  Vendimi ishte i Veronës sepse e kishim një objektiv të përbashkët që të qëndronim në Serie A, por tani mendoj se ky objektiv është rrit. Edhe pse ende nuk është e sigurtë mbijetesa, duke qenë se jemi në vendin e gjashtë kanë ndryshuar synimet tona.

Ëndrra e Rrahmanit – Skuadrat kombëtaret të vogla e kanë ëndërr kampionatin europian  ose botërorin. Unë ëndërroja ta realizoja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën”, përfundoi Rrahmani, i cili së bashku me mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla kanë formuar një mur të fortë në mbrojtjen e Veronës.