Lushtaku: Këto tri skuadra do të 'luftojnë' deri në fund për titull

Lushtaku: Këto tri skuadra do të 'luftojnë' deri në fund për titull

Sport February 10, 2020 - 19:07

Sot nga ora 18.30 në emisionin javor Rock n Roll Football që transmetohet në Radio Prishtina mysafir ishte sh-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, raporton Zëri.info.

Lushtaku e ka komentuar luftën për titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Ai vlerëson se vetëm tri skuadra kanë gjasa të mira që të shpallen kampion.

"Ballkani, Prishtina dhe Drita. Këto janë tri skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion. Gjilanin, Llapin dhe Feronikelin nuk i shikojë si skuadra që mund të luftojnë për titull", ka deklaruar Tahir Lushtaku, shkruan Zëri.info.

Stinori pranveror në futbollin e Kosovës nis në fundjavën që po vjen. /Zëri.info