Barcelona njofton se e dëshiron edhe një sulmues

Barcelona njofton se e dëshiron edhe një sulmues

Sport February 10, 2020 - 16:31
Këtë e ka deklaruar drejtori sportiv i klubit, Guillermo Amor, i cili ka thënë se klubi spanjoll është duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me një sulmues gjatë kësaj kohe

Barcelona janë vënë pas një sulmuesi pas humbjes së sezonit për Luis Suarezin.

Këtë e ka deklaruar drejtori sportiv i klubit, Guillermo Amor, i cili ka thënë se klubi spanjoll është duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me një sulmues gjatë kësaj kohe.

“Nuk mund të japim emra. Duhet të shohim situatën e Dembeles. Nëse është një mundësi e mirë për të nënshkruar me ndokënd, ne do ta bëjmë”, përfundoi Amor.

Edhe pse afati kalimtar i janarit është mbyllur, marrëveshjet për huazime ende mund të kompletohen, kësisoj Barcelona ka ende mundësi ta plotësojë boshllëkun që ka lënë Suarez në vijën e sulmit.

Sipas asaj që raporton Goal.com, 24 herë kampionët e La ligës po synojnë afrimin e yllit të Valencias, Rodrigo, në formë huazimi për një periudhë gjashtëmujore.

Image