Tre mundës e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian ‘Romë 2020’

Tre mundës e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian ‘Romë 2020’

Sport February 10, 2020 - 15:54
Kampionati Evropian “Romë 2020” nis nesër dhe zhvillohet deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë

Tre mundës nga Kosova, Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Romë 2020”, që prej nesër deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë, raporton Zëri.info.

Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni (bursist Olimpik i KOK-ut) në -92 kg, ndërsa Albani në -70 kg. Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë.

Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Mundësia tjetër për mundësit tanë që të kualifikohen në Tokio 2020 është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë. /Zëri.info