Tifozët e Gjilanit e duan trajner Afrim Tovërlanin

Tifozët e Gjilanit e duan trajner Afrim Tovërlanin

Sport February 10, 2020 - 15:15
Gjilani drejtohet nga trajneri nga Shqipëria, Gentjan Mezani të cilit kryesia e kubit ia ka ofruar kushtet maksimale për punë. Tifozët në rrjetet sociale kërkojnë që të largohet Mezani ndërkohë që në vend të tij, të vijë trajneri më i suksesshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani

Eliminimi nga garat e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, ka lënë shije te hidhur te shumë tifozë të Gjilanit, shkruan Zëri.info.

Gjilani u eliminua në fazën çerekfinale nga Drenica me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Disa tifozë të Gjilanit vlerësojnë se duhet që të bëhen ndryshime në krye të shtabit teknik.

Gjilani drejtohet nga trajneri nga Shqipëria, Gentjan Mezani të cilit kryesia e kubit ia ka ofruar kushtet maksimale për punë.

Tifozët në rrjetet sociale kërkojnë që të largohet Mezani ndërkohë që në vend të tij, të vijë trajneri më i suksesshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani.

Image

Image

Image

“Toki” momentalisht nuk është i angazhuar në asnjë klub derisa më parë më shumë sukses ka punuar te Prishtina, Feronikeli ku i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës.

Tovërlani gjatë karrierës së tij i ka drejtuar edhe klubet si Trepça ’89 të cilën e riktheu në elitë dhe Ferizaj.

Ndryshe, Gjilani në Superligë ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri Ballkani. /Zëri.info