Ish-drejtori i Barcelonës pyetet se ku mund të transferohet Messi, befason me përgjigjen e tij
Ish-drejtori i Barcelonës dhe Milanit, Afriedo Braida ka thënë se nuk është e pamundur që Lionel Messi të largohet nga Barcelona, transmeton zeri.info
Madje, i pyetur se ku e sheh një transferim të mundshëm të argjentinasit, ai ka thënë në Milan.
Thashetheme të shumta kanë qarkulluar së fundmi për Messin, i cili pati një konfrontim publik me ish-bashkëlojtarin Eric Abidal, që është drejtor sportiv në Barcelonë.
“Personalisht nuk mendoj që Messi do të largohet nga Barça. Ai është duke bërë shumë mirë në Barcelonë, edhe pse nuk mund ta përjashtoj që një ditë ai mund të largohet”, ka thënë Braida.
“Kush mund ta blejë atë? Padyshim ekipet angleze, por edhe në Itali disa ekipe mund të jenë në gjendje ta bëjnë. Ku e shoh duke shkuar atë? Milan”, ka shtuar ai./Zëri