Klubi serb tenton të hyjë në Kosovë, i ndalohet hyrja në kufi
Sport
February 10, 2020 - 08:22
Lajmet e fundit nga sporti
Basketbollistët e klubit serb, Prve Petoletke nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë gjatë ditës së djeshme, derisa janë ndalur në pikën kufitare në Jarinje, transmeton zeri.info
Klubi serb kishte paraparë të luante në raundin e parë të “play-off”-it të ligës së dytë serbe ndaj Trepçës në Mitrovicën e Veriut.
Basketbollisti Igor Dasic ka konfirmuar ndaljen në kufi përmes rrjetit social “Facebook”.
Dasic gjithashtu ka konfirmuar se Federata Serbe e Basketbollit ka insistuar që ndeshja të luhet sa më shpejt që është e mundur në Rashkë./Zëri