Për nder të 17 shkurtit, Komuna e Lipjanit organizon 'Kupën e Pavarësisë'

Për nder të 17 shkurtit, Komuna e Lipjanit organizon 'Kupën e Pavarësisë'

Sport January 31, 2020 - 18:18

Për nder të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës, Komuna e Lipjanit do ta organizojë 'Kupën e Pavarësisë'.

Nën patronatin e kryetarit Imri Ahmeti, Komuna e Lipjanit do ta organizojë turneun në futboll të vogël, raporton Zëri.info.

Paraqitja e skuadrave kushton 10 euro, derisa ndeshjet do të zhvillohen në sallën 'Better Life Center'.

Image

Turneu në fjalë nis më 10 shkurt, derisa do të marrin pjesë 32 skuadra, me sistemin 4+1.

Për fituesin e këtij turneu do të ketë edhe shpërblime.

Vendi i parë do të fitojë 500 euro, kurse vendi i dytë 200 sosh./Zëri.info