Hadërgjonaj reagon për herë të parë në 'Facebook' pas transferimit në Turqi

Hadërgjonaj reagon për herë të parë në 'Facebook' pas transferimit në Turqi

Sport January 31, 2020 - 17:49

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është transferuar në Superligën e Turqisë, te skuadra e Kasimpasa.

Skuadra turke ka arritur marrëveshje me Huddersfield për huazimin e Hadërgjonajt deri në fund të sezonit, shkruan Zëri.info.

Mbrojtësi këtë sezon në Championship kishte humbur minutazhën, duke u paraqitur në pak lojë, dhe atë në krahun e majtë.

Image

Para pak çastesh, mbrojtësi nga Deqani e ka bërë të ditur vet këtë transferim përmes rrjetit social 'Facebook'.

Në mes të tjerash, ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe.

"Përshëndetje miq. Dua të ju njoftoj se nga sot jam transferuar tek ekipi kryeqytetas turk Kasimpasa që bënë gara në Superligën e Turqisë. Tek Kasimpasa jam si huazim gjashtë mujor nga Huddersfield. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta dhe përkrahjen e madhe që ma keni dhënë", ka shkruar ai./Zëri.info