Reagimet emocionale të Valon Berishës, Adnan Januzajt dhe Xherdan Shaqirit për vdekjen e Kobe Bryant

Reagimet emocionale të Valon Berishës, Adnan Januzajt dhe Xherdan Shaqirit për vdekjen e Kobe Bryant

Sport January 27, 2020 - 15:08

E gjithë NBA-ja dhe e gjithë bota po vajtojnë vdekjen e Kobe Bryant.

Kampioni i shkëlqyeshëm dhe asi i basketbollit që ishte frymëzim për shumë njerëz, vdiq dje pas një aksidenti të helikopterit të tij, derisa ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, e cila gjithashtu vdiq, shkruan Zëri.info.

Lajmi bëri jehonë në mbarë planetin, edhe tek ata që kishin dëgjuar pak për Bryant.

Image

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

Ylli i Lazios përmes një postimi në rrjetin social 'Instagram', ka shkruar: "Nuk mund ta besoj këtë. Prehu në paqe Kobe Bryant. Legjendë e vërtetë dhe një inspirim".

Ndërkaq, futbollisti nga Istogu që luan në Real Sociedad, Adnan Januzaj, shkroi: "Prehu në paqe legjendë".

Image

Dhe për fund, mesfushori nga Gjilani që luan te kampioni i Evropës, Liverpooli, Xherdan Shaqiri shkroi: "Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat janë përgjithmonë"./Zëri.info

Image