Befason ish-lojtari i 'djajve të kuq': Pozita e pestë, më e mira që mund të bëjë Manchester Unitedi

Befason ish-lojtari i 'djajve të kuq': Pozita e pestë, më e mira që mund të bëjë Manchester Unitedi

Sport January 27, 2020 - 13:06

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Owen Hargreaves ka thënë se pozita e pestë e “djajve të kuq” është me e mira që mund të bëjë Ole Gunnar Solskjaer duke marrë parasysh se nuk ka pasur transferime.

Gjiganti anglez ende është duke shpresuar që të bëjë një apo dy transferime para përfundimit të afatit kalimtar të janarit. Sidoqoftë, ka qenë një periudhë acaruese për Manchester Unitedin së fundmi, marrë parasysh mungesën e lëvizjeve jashtë fushës dhe shto këtu mungesën e vazhdueshmërisë së rezultateve.  

Një grup tifozësh madje kanë shprehur acarimin e tyre me drejtuesit e klubit dhe zëvendëspresidentin ekzekutiv, Ed Woodward, të cilët janë fajësuar për rënien e klubit.  

Image

Hargreaves thotë se është e vështirë të shohësh një ngritje më të madhe të Manchester Unitedit përsëri duke u bazuar me gjendjen momentale, me Solskjaerin që kërkon përkrahje më të madhe sesa që ka marrë gjatë 12 muajve të fundit.

“Ai ka nevojë të madhe për ndihmë”, ka deklaruar ish-mesfushori i “djajve të kuq” për “BT Sport”.  “Nëse mendoni, (Ander) Herrera u largua, (Marouane) Fellaini u largua, në mesfushë, ata janë shumë të lehtë. Pastaj (Romelu) Lukaku largohet, (Alexis) Sanchez largohet, ata nuk kanë ndonjë ndohmë në sulm gjithashtu. (Marcus) Rashford pastaj lëndohet, (Paul) Pogba nuk ka luajtur. (Scott) McTominay, njëri prej lojtarëve më të mirë këtë edicion, nuk ka luajtur. Rekrutimet nuk u bënë për ta mbështetur Olen dhe pastaj vjen lëndimi i lojtarëve kyç”, është shprehur Hargreaves.

“Të qenët i pesti me këtë skuadër, mendoj momentalisht se është më mirë sesa që mund të bëhet. Janë vetëm katër pikë që e ndajnë pozitën e pestë dhe të katërmbëdhjetë. Nuk mendoj se do të ngjitet më shumë, ka më shumë gjasa të shkojë poshtë dhe ku është shqetësimi i madh”, ka shtuar anglezi.

Manchester Unitedi tregoi paraqitje të mirë të dielën duke e mposhtur 6:0 Tranmeren në kuadër të raundit të katërt të Kupës FA, por ishte pritur që të triumfojnë ndaj një ekipi të kategorisë së tretë angleze. Katër ndeshjet e tyre të ardhshme padyshim që do të jenë të rëndësishme për drejtimin që do të marrë edicioni 2018/2019. Ekipi i Solskjaerit do të përballet në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës Carabao të mërkurën, para se të ndeshet me Wolverhamptonin dhe Chelsean në Premierligë dhe Club Bruggen në Ligën e Evropës./Zëri