
Khabibi tallet keq me McGregorin pas rikthimit në UFC
Sport
January 26, 2020 - 09:34
Lajmet e fundit nga sporti
Khabib Nurmagomedov ka rindezur një luftë fjalësh me rivalin e tij, Conor McGregor duke e tallur keq irlandezin, transmeton zeri.info
Ylli i UFC-së e kishte mposhtur McGregorin në tetor të 2018-s, derisa pas përfundimit të meçit kishin pasur një grindje që bëri që dyshja të suspendohen.
1,163 ditë më vonë McGregor u rikthye duke e mposhtur Donald Cerronen për 40 sekonda, duke bërë kështu një rikthim të fuqishëm në UFC.
Por, Khabib ka publikuar fotografi tallëse me irlandezin.
Në përgjigje të postimit të McGregorit në “Twitter” për tri fitoret e tij në tri divizione të ndryshme, Khabib ka publikuar fotografi të irlandezit duke u nënshtruar në secilin divizion./Zëri
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) January 24, 2020
145. 155. 170. pic.twitter.com/th9s9WVUNK
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) November 21, 2019