Befason ylli i Milanit, kërkon që të mos ftohet për ndeshjen e radhës të kuqezinjve

Befason ylli i Milanit, kërkon që të mos ftohet për ndeshjen e radhës të kuqezinjve

Sport January 23, 2020 - 18:45
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Milanit, Lucas Paqueta ka kërkuar që të mos ftohet për ndeshjen e radhës së kuqezinjve në Serie A, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian ka kërkuar që të mos jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë për të luajtur ndaj Brescias, raporton “Sky Sport Italia”.

Këtë kërkesë ai e ka bërë pas seancës stërvitore të sotme.

Milani do të luajë ndaj Brescias nesër në orën 20:45.

Paqueta nuk është duke kaluar nëpër një kohë të mirë te Milani së fundmi, derisa ka humbur vendin e tij në formacion në drejtimin e trajnerit Stefano Pioli.

Së fundmi ishte raportuar nga mediet italiane se Milani është i gatshëm ta shesë Paquetan nëse vjen një ofertë prej 35 milionë eurosh për të.

Më herët interesim për lojtarin kishte shfaqur Paris Saint-Germaini./Zëri

Image