Shqiptari i parë që dëshiron ta arrijë Formulën 1 dhe të shpallet kampion i botës

Shqiptari i parë që dëshiron ta arrijë Formulën 1 dhe të shpallet kampion i botës

Sport January 21, 2020 - 16:06

Në Formula 3, Lirim Zendeli po kalon nga të rinjtë e Sauber në skuadrën tjetër, Trident. Ëndrra e madhe e shqiptarit është Formula 1.

Një shqiptar në Formula 1? Asnjëherë nuk i dihet. Lirim Zendeli e ka vendosur këtë synim në mendjen e tij, shkruan ‘Blick’, përcjell Zëri.info.

Image

E sheh veten si një kampion në Formula 1

Zendeli është 20-vjeçar dhe ka lindur në Bochum. Sidoqoftë, prindërit e tij vijnë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

“Unë e shoh veten si kampion në Formula 3, por edhe në Formula 1. Unë besoj se mund ta arrij këtë me mbështetjen e duhur”, ka thënë fillimisht Lirim Zendeli.

“Do të ishte mirë sikur të isha shqiptari i parë që do ta arrija këtë”, vlerësoi më tej Zendeli.

Image

Dëshiron të sjellë trofe në Milano

Do të jetë edicioni i tij i dytë në Formula 3 për Zendelin.

Vitin e kaluar, ai iu bashkua Charouz Racing, skuadrës së vogël nga Sauber.

Ai shkoi dy herë në vendin e shtatë dhe të tetë, por këtë vit ai dëshiron një vend më lart.

Zendeli pasi nënshkroi kontratë këtë javë, tha:

“Jam shumë i lumtur që po garoj për Trident këtë vit. Jam i bindur se mund të arrijmë shumë rezultate dhe duam të sjellim trofe në Milano”, ka thënë Zendeli.

Michael Schumacher, shembull për Lirim Zendelin

Zendeli zbuloi pasionin e tij për motorin si 10-vjeçar. Ai doli për një shëtitje me babain e tij dhe u kthye në prehrin e tij derisa sa voziste.

Më pas, ai gjeti strehë në ekipin e kartingut të Michael Schumacher ‘KSM Racing’.

“Schumacher ka qenë shembulli im gjatë gjithë karrierës sime”, thotë Zendeli.

Image

Cilësitë e Zendelit janë mbresëlënëse

Pronari i skuadrës së Zendelit, Maurizio Salvadori është i bindur se ai do të shënojë shumë suksese.

“Zendeli na bëri përshtypje me cilësitë e tij. Jam i sigurtë se ai do të jetë në mesin e pilotëve kryesorë dhe se do të jetë një yll i së ardhmes”, deklaroi ai./Zëri.info