Blerim Xhemajli pranë lamtumirës nga Serie A, do të bëhet shqiptari i parë që transferohet në Kinë
Sport
January 20, 2020 - 23:42
Blerim Xhemajli, mesfushori i Bolognas, pritet të përshëndetet nga Serie A në ditët e ardhshme.
Futbollisti shqiptar mbetet pa kontratë në qershorin e këtij viti, andaj tani është në 'radarin' e klubit kinez, Shenzhen, shkruan Zëri.info.
Siç raporton mediumi italian, 'Tuttomercatoweb', një marrëveshje është shumë afër të arrihet.
Në Kinë, Xhemajli do ta gjente njërin prej ish-trajnerëve të tij, Roberto Donadonin, me të cilin ka punuar te Napoli.
33-vjeçari ka luajtur në shumicën e ndeshjeve këtë edicion me Bolognan.
Ai është paraqitur në 14 prej 20 ndeshjeve në Serie A, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim./Zëri.info