Fjalët e para të Donis Avdijajt pas transferimit në Skoci, ka një mesazh për tifozët

Fjalët e para të Donis Avdijajt pas transferimit në Skoci, ka një mesazh për tifozët

Sport January 20, 2020 - 20:09

Hearts ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Donis Avdijaj.

Avdijaj ka zgjedhur të transferohet te skuadra skoceze, derisa ai mund të debutojë të mërkurën në Ross County, shkruan Zëri.info.

Futbollisti istogas arriti në Edinburgh këtë mëngjes si futbollist i lirë dhe iu nënshtrua testeve mjekësore.

Ai nënshkroi kontratë gjashtë-mujore, e cila mund të zgjatet nëse ai shkëlqen.

Image

Pas transferimit te klubi skocez, Avdijaj është shprehur i entuziazmuar, si dhe ka fjalë të mira për tifozët.

"Tifozët, sidomos në Hearts, siç e kam parë në ndeshjet e fundit, janë shumë të mirë dhe gjithnjë mbrapa skuadrës. Mund të them se është sikur një familje dhe unë dua të jem pjesë e kësaj familje", u shpreh Avdijaj.

Avdijaj bëhet transferimi i parë i trajnerit të Hearts, Daniel Stendel, pas largimit nga Trabzonspori të premten e kaluar.

Avdijaj luan në të gjitha pozitat e sulmit.

Ai ka lindur në Gjermani, teksa është paraqitur në gjashtë ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës./Zëri.info