Azem Bejta flet për luftën e Drenicës për mbijetesë, mendon se kjo skuadër mund t'u shkakoje telashe
Sport
January 19, 2020 - 23:34
Kapiteni i Drenicës, Azem Bejta, e ka vlerësuar si shumë të vështirë luftën për mbijetesë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info
Bejta i cili aktivizohet si mbrojtës mendon se skuadra prishtinase e Flamurtarit mund tu shkaktojë probleme.
"Lufta për mbijetesë është shumë e fortë. Flamurtari mendojë se mund të na shkakojë probleme, por edhe skuadrat e tjera mund të sjellin telashe", ka thënë Azem Bejta për emisionin "2 me 1" në RTV 21, shkruan Zëri.info.
Në këte edicion katër skuadra largohen direkt nga elita e futbollit kosovar.
Drenica në vjeshtë tuboi 24 pikë për të perfunduar në pozitën e gjashtë.
Ky ekip është edhe çerekfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës ku do të përballet me Gjilanin. /Zëri.info