Juventusi regjistron fitoren e radhës dhe i thotë 'lamtumirë' Interit

Juventusi regjistron fitoren e radhës dhe i thotë 'lamtumirë' Interit

Sport January 19, 2020 - 22:43

Juventusi ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Allianz Stadium", Juventusi e ka mposhtur Parman me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan Zëri.info.

Image

Cristiano Ronaldo shënoi dy golat për vendasit në minutën e 43-të dhe në minutën e 58-të.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Cornelius në minutën e 55-të.

Me këtë fitore, Juventusi forcon kreun me 51 pikë pas 20 ndeshjeve, katër më shumë se ndjekësi i parë, Interi.

Image

Kurse, Parma mbetet në vendin e shtatë me 28 pikë./Zëri.info