E pabesueshme se çfarë rasti ka humbur futbollisti i Man Unitedit kundër Liverpoolit
Sport
January 19, 2020 - 18:17
Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Në ndeshjen që po luhet në 'Anfield', Liverpooli është në epërsi 1:0 pas golit të Virgil van Dijk, raporton Zëri.info.
Liverpooli shënoi edhe një gol përmes Roberto Firminos, por që gjyqtari e anuloi pas konsultimit me VAR-in.
Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, Manchester Unitedi kishte një shans të jashtëzakonshëm për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Megjithatë, Andreas Pereira nuk ia doli të shënojë në portën e Alisson.
Ndryshe, ndeshja e sotme është e vlefshme për javën e 23-të të Premierligës angleze./Zëri.info