Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor

Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor

Sport January 19, 2020 - 09:42
Detajet

Connor McGregor është rikthyer fuqishëm në UFC, duke fituar ndaj Donald Cerrones në Las Vegas, transmeton zeri.info

Irlandezi e fitoi meçin pas vetëm 40 sekondave në njërën prej paraqitjeve më spektakolare të karrierës së tij. McGregor e nisi luftën në mënyrë fenomenale dhe goditja e parë me gju në kokë të kundërshtarit ishte shumë precize.

Ajo u pasua nga një goditje e saktë me grusht, më pas nga një shkelm me të majtën që e rrëzoi Cerronen, duke bërë që gjyqtari Herb Dean ta ndalë sfidën pa kaluar as edhe një minutë.

Cerrone është dërguar për në spital pas rrahjes brutale që e pësoi nga McGregor.

Veterani amerikan është shkatërruar me goditje në shpatulla dhe në fytyrë nga McGregor.

Sipas medieve amerikane, Cerrone ka thyer hundën dhe do të bëjë disa teste mjekësore./Zëri