Ndodhë në një ndeshje futbolli: Gjyqtari nxjerrë armën dhe ‘qetëson gjakrat’ në fushë

Ndodhë në një ndeshje futbolli: Gjyqtari nxjerrë armën dhe ‘qetëson gjakrat’ në fushë

Sport January 16, 2020 - 08:41
Pas ngjarjeve të njëjta në Greqi dhe Meksikë, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Brazil, shkruan Zëri.info.

Në fushat e futbollit në Brazil të përdorësh një armë është kthyer në trend.

Pas ngjarjeve të njëjta në Greqi dhe Meksikë, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Brazil, shkruan Zëri.info.

Në një ndeshje të futbollit amator, gjyqtari kryesor nxori armën pas protestave të tifozëve.

Gjyqtari në fjalë, Gabriel Murta Barbosa Maciel, i cili është edhe polic si dhe anëtar i Federatës së Futbollit për të rinjë, u detyrua ta merrte pistoletën për të qetësuar gjakrat.

Megjithatë, e gjithë situata u qetësua, derisa Maciel rrezikon të dënohet për shkak të këtij veprimi.

Raportohet se ai edhe në vitin 2015 e kishte bërë një gjë të tillë pasi futbollistët e të dyja skuadrave, në një ndeshje futbolli, kishin nisur përleshjet.

Në videon e më poshtme, shihet se si 32-vjeçari ishte duke u qetësuar nga kolegët e tij pasi ai ia kishte drejtuar armën një trajneri të skuadrës.

Sipas mediave në Brazil, Murta kishte marrë një shuplake dhe një shkelmë nga një lojtar pasi kishte vendosur të mos akordonte penalti me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt./Zëri.info