Abedin Zeka: Agim Ademi e ka shndërruar FFK-në në agjension turistik!
Presidenti i Trepçës '89, Abedin Zeka, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përcjell Zëri.info.
Zeka ka ka reaguar në lidhje me aranzhimet e ndeshjeve të Kosovës.
"Pra zotëri Kryetari nuk është trajner që të tregoj se a di të përgatitjet ekipi ma mirë apo jo, por duhet ta bëjë transparente këtë kontratë. E jo t'i marri ne eksurzion siç e ka shndërruar FFK-në në agjension turistik nga ardhja e tij, njerëz që nuk përfaqësojnë asnjë klub dhe pa asnjë kontribut", shkruhet ndër të tjera në reagimi të publikuar nga faqja zyrtare e Trepçës '89 në rrjetin social Facebook.
Reagimi i Abedin Zekës pa ndëryrje
Reagim me shkas i Presidentit Zeka
Ndeshjet e aranzhuara përmes agjentëve të aranzhimeve të ndeshjeve të futbollit të licencuar nga FIFA, kanë kontratë në mes të dy Kombëtareve që do të luajnë
Aty ceken shpenzimet e udhëtimit, kosto e mbulimit të shpenzimeve të ndeshjes, kosto e hotelit ku qëndrojne Kombëtaret, e detaje te tjera.
Pra zoteri Kryetari nuk është trener që të tregoj se a di të pregaditet ekipi ma mirë apo jo, por duhet ta bëjë transparente këtë kontratë.
E jo ti marri ne eskurzionë siq e ka shëndërruar FFK-në në agjension turistik nga ardhja e tij, njerëz që nuk përfaqësojne asnjë klub dhe pa asnjë kontribut.
Presidenti i KF TREPÇA'89 FC
z. Abedin Zeka BEKI