ZYRTARE: Futbollisti shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriore, befason me ekipin e ri
l

ZYRTARE: Futbollisti shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriore, befason me ekipin e ri

Sport January 07, 2020 - 17:02
Detajet

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia Veriore, Egzon Bejtulai, ka firmosur me ekipin suedez Helsingborgs IF, shkruan Zëri.info.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtulai ka nënshkruar një kontratë që e mban deri në vitin 2022.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi suedez.

Bejtulai i lindur dhe i rritur në Tetovë karrierën e ka nisur te Teteks, ndërsa në vitin 2013 kaloi te Shkëndija.

Në 165 paraqitje me Shkëndijën i ka realizuar shtatë gola.

26-vjeçari që nga viti 2018 është pjesë e Maqedonisë Veriore me ç’rast është paraqitur në 11-të ndeshje. /Zëri.info