![Keq e më keq për Aro Muric](/uploads/zeri.info/images/2019/December/24/auto_51675125_3031577179214.jpg)
Keq e më keq për Aro Muric
Nottingham Forest ka bërë një fillim ‘miks’ këtë edicion në Ligën e Dytë angleze të njohur si ‘Championship’ nën drejtimin e Sabri Lamouchit, derisa së fundmi janë përballur me rezultate negative.
“Të Kuqtë” janë pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, derisa renditen në vendin e nëntë në tabelë, tri pikë larg zonës së ‘play-offit’, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan ‘FootballLeagueWorld’, përcjell Zëri.info.
Shumë mendojnë se Lamouchi do ta përforcojë skuadrën e tij në janar, derisa edhe disa futbollistë mund të largohen.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2019/December/24/auto_manaj1577179214.jpg)
Në mesin e tyre futbollistëve që priten të largohen nga Nottingham Foresti është edhe portieri i Kosovës, Aro Muric.
Muric është i huazuar te skuadra angleze që prej verës së këtij viti, derisa është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë edicion.
Ai e ka humbur vendin e titullarit nga Samba, derisa situata e portierit shqiptar nuk është aspak e mirë.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2019/December/24/auto_22617196-7824023-image-a-15_15771705100851577179213.jpg)
21-vjeçari pritet të kthehet në Manchester City në janar, derisa më pas pritet të huazohet diku tjetër.
Përveç Muric, nga Nottingham Foresti priten të largohen edhe Guillaume Hoarau dhe Claudio Yacob./Zëri.info