Renditja tabelore në La Liga pas ndeshjes Barcelona - Real Madrid
Ka përfunduar 'El Clasico' e parë e këtij edicioni në kuadër të kampionatit elitar spanjoll La Liga pa fitues.
Në ndeshjen e zhvilluar në 'Camp Nou' mes Barcelonës dhe Real Madridit, epilogu përfundimtar i këtij takimi ishte 0:0, shkruan Zëri.info.
Pjesa e parë prodhoi futboll të bukur dhe aksione të shumta, por duhet veçuar dy rastet kur Sergio Ramos u tregua hero për Real Madridin dhe Gerard Pique për Barcelonën.
Në këtë fraksion, madrilenët ishin më të mirë, derisa në dy raste kërkuan edhe penallti, por gjyqtari nuk mendoi kështu e madje as nuk u konsultua me VAR-in.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar me të dyja skuadrat që kërkuan golin, por edhe kësaj radhe pa sukses.
Lionel Messi humbi një rast ideal për të shënuar në portën madrilene, derisa Real Madridit iu mohua një gol nga Gareth Bale për pozitë jashtë loje.
Ndryshe në renditjen tabelore të La Ligës nuk ka pas ndeshjes së sontme.
Pas 17 javësh në La Liga, Barcelona vazhdon të jetë lider i kampionatit spanjoll me 36 pikë të grumbulluara.
Me pikë të njejta, Real Madridi e zë vendin e dytë vetëm për shkak të golaverazhit më të dobët në krahasim me Barcelonën./Zëri.info
