Klubet shqiptare në Zvicër dhurojnë 110 mijë franga zvicerane për Shqipërinë

Klubet shqiptare në Zvicër dhurojnë 110 mijë franga zvicerane për Shqipërinë

Sport December 17, 2019 - 23:35
Detajet

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa St. Gallen, FC Dardania St. Gallen, janë disa prej klubeve shqiptare në Zvicër, të cilët realizuan aksione për grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në emisioni "Sporti Shqiptar" në Zvicër në TV Syri të udhëhequr nga gazetari Kasam Selimi, u bashkëbisedua për humanizmin e klubeve shqiptare.

Skënder Halili nga FC Prishtina e Bernës, Fatmir Osmani, kryetari i FC Tetovës së Basel-it, Emrush Osmani, përfaqësuesi i FC Besës së Biel/Biennës, Naim Nuredini, nënkryetari dhe arkëtari i Klubit të Motoristëve Plisat si dhe Fikret Junuzi, Organizator në Klubin e Motoristave Plisat, rrëfyen se si dhe sa mjete arritën të mbledhin të t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe Shqiptare që në momentet e para të tërmetit me pasoja të mëdha.

Janë mbi 110 mijë franga zvicerane të grumbulluara nga të gjitha gjashtë klubet.