Boksieri nga Kosova sot ballafaqohet me boksierin serb në Turqi

Boksieri nga Kosova sot ballafaqohet me boksierin serb në Turqi

Sport December 11, 2019 - 10:57
Detajet

Në Antalia të Turqisë po mbahet Kampionati Ballkanik i boksit ku po merr pjesë edhe Kosova. Ky turne ka nis me 10 dhjetor dhe do të zgjas deri më 15 dhjetor.


Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka njoftuar se pas shortit të hedhur boksieri kosovar Patriot Behrami do të jetë kundër boksierit serb Milan Vrankoviç, ku pritet një luftë e ashpër, shkruan Zëri.info.

“Sot në ring paraqitet në kategorinë 69kg Patrioti Behrami kundër bokserit nga Serbia Milan Vrankoviç dhe 75kg Besart Pireva kunder bokserit nga Romunia Borgovan Lonut . Ndërsa nesër në ring do të paraqitet në 64kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Rumania Borzei Dana , dhe 52kg Bashkim Bajoku , 63kg Shpëtim Bajoku”, ka njoftuar Demolli./Zëri.info