Zyrtare: Deschamps rinovon me Francën

Zyrtare: Deschamps rinovon me Francën

Sport December 10, 2019 - 18:12
Detajet

Didier Deschamps e ka rinovuar kontratën e tij me përfaqësuesen e Francës edhe për dy vite të tjera, transmeton zeri.info

Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar se Deschamps ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022.

“Nuk ka diskutime për rezultatet, është një vendim logjik”, ka thënë presidenti i federatës, Noel Le Graet.

51-vjeçari kishte fituar Kupën e Botës në vitin e kaluar, derisa kishte shkuar deri në finale të Kampionatit Evropian të vitit 2016./Zëri