Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Mediumi zviceran: Baseli e merr vendimin e madh për Edon Zhegrovën

Mediumi zviceran: Baseli e merr vendimin e madh për Edon Zhegrovën

Sport December 10, 2019 - 14:28
Detajet

Baseli e sheh të arsyeshëm ta aktivizojë opsionin e blerjes së përhershme të Edon Zhegrovës nga klubi belg Genk.

Futbollisti nga Kosova u transferua në afatin kalimtar dimëror te Baseli në formë huazimi për një vit e gjysmë, dhe pas një fillimi të dobët, tashmë Zhegrova e ka zënë vendin e tij në formacionin titullar të Marcel Koller, shkruan Zëri.info.

Siç raportojnë mediat zvicerane, Zhegrova mund të mbetet në Basel në baza të përhershme për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshëm në sulm.

Sipas ‘Sontag Blick’, Baseli mund ta blejë Zhegrovën për shumën e 3.5 milionë frangave.

Image

Duke e marrë parasysh se Zhegrova është në fillim të karrierës së tij, atëherë në të ardhmen ai mund të sjellë miliona euro përfitime skuadrës zvicerane në rast të shitjes.

Gjithashtu, me Kosovën, Zhegrova ka mundësi të luajë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ në verën e ardhshme në rast të kualifikimit.

Këtë edicion në Superligën zvicerane, Zhegrova është paraqitur në nëntë ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime./Zëri.info