Spektakël i garantuar në Austri: Formacionet e mundshme të ndeshjes Salzburg - Liverpool

Spektakël i garantuar në Austri: Formacionet e mundshme të ndeshjes Salzburg - Liverpool

Sport December 10, 2019 - 09:27
Detajet

Kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve Liverpoolit i duhet së paku një pikë në udhëtimin e vështirë në Salzburg për të siguruar kualifikimin në fazën nokaut të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

Kampioni i gjashtëfishtë evropian momentalisht kryeson tabelën e grupit E, por nuk ka arritur dot ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër pas pesë ndeshjeve, shkruan Zëri.info.

Duke marrë parasysh ndeshjen e parë mes dy skuadrave në “Anfield”, ku Liverpooli triumfoi 4:3, atëherë pa dyshim që edhe në Austri spektakli do të jetë i garantuar.

Image

Ekipi i Jurgen Kloppit i hyn këtij takimi pas triumfit 0:3 në udhëtim te Bournemouthi, kurse Salzburgu pas fitores së thellë 5:1 ndaj WSG Swarovski Tirolit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Napolit i duhet së paku një pikë në shtëpi ndaj Genkut për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Liverpoolit sonte do t’i mungojnë Fabinho dhe Nathaniel Clyne shkaku i lëndimeve, derisa Joel Matp ende nuk është rikuperuar.

Nga ana tjetër, Georginio Wijnaldum dhe Adam Lallana munguan në ndeshjen e fundit të Liverpoolit dhe janë në dyshim për ndeshjen e sontme.

Image

Kurse, te Salzburgu mungojnë Antonio Bernede, Patrick Farkas, Sakou Koita dhe Alexander Walke.

Formacioni i mundshëm i RB Salzburg: Stankovic; Kristensen, Onguene, Wober, Ulmer; Mwepu, Junuzovic, Szoboszlai, Minamino; Daka, Håland

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Salah, Mane, Firmino

/Zëri.info