Qesharake: Ylli i Monacos e harron numrin e fanellës së tij, niset gabimisht për të dalë nga fusha

Qesharake: Ylli i Monacos e harron numrin e fanellës së tij, niset gabimisht për të dalë nga fusha

Sport December 09, 2019 - 12:05
Detajet

Ylli i Monacos, Tiemoue Bakayoko, i cili është i huazuar nga Chelsea, mbeti I hutuar gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Amiensit në fundjavë, transmeton zeri.info

24-vjeçari e harroi numrin e fanellës së tij në fitoren 3:0 të Monacos.

Bakayoko ishte mësuar ta veshë fanellën me numër 14, por ky numër momentalisht I takon Keita Baldes.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Milanit bart fanellën me numër 6.  

Gjyqtari i katërt i ndeshjes e shfaqi numrin 14 për t’u zëvendësuar dhe Bakayoko, duke e harruar numrin e tij, u bë gati të dilte nga fusha.

Por, më pas ai e kuptoi gabimin e tij dhe filloi të qeshë./Zëri