Ndeshje dramatike në Belgjikë, ja çka bëri Mërgim Vojvoda

Ndeshje dramatike në Belgjikë, ja çka bëri Mërgim Vojvoda

Sport December 08, 2019 - 18:21
Detajet

Ndeshja e sotme mes Mouscron dhe Standard Lieges përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Stade Le Canonnier', dy skuadrat zhvilluan një ndeshje dramatike.

Ani pse me dy lojtarë më pak, Standard Liege e Mërgim Vojvodës barazoi 2:2 me Mouscronin.

Vojvoda luajti 90 minuta dhe ishte i vendosur në qendër të mbrojtjes në ndeshjen e sotme.

Pas këtij barazimi, Standard Liege mbetet në vendin e tretë me 34 pikë pas 18 javësh të zhvilluara.

Kurse, Mouscroni në vendin e nëntë me 23 sosh./Zëri.info