Werder Bremen sot mbështetet te Milot Rashica

Werder Bremen sot mbështetet te Milot Rashica

Sport December 08, 2019 - 10:27
Detajet

Werder Bremen sot ka një ndeshje shumë të rëndësishme në Bundesligan gjermane ku para tifozëve të vet ndeshet me Paderbornin, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Milot Rashicës nuk është në pozitë shumë të mirë në tabelë kështu që sot e ka të domosdoshme të fitojë, derisa edhe tifozët edhe klubi është mbështetur të forma e mirë e Milot Rashicës.

Sulmuesi kosovar javën e kaluar i dha një fitore të madhe Werderit duke shënuar dy gola ndaj Wolfsburgut kështu që edhe sot gjithë sytë do t’i kenë nga ai.

Ndeshja Werder Bremend – Paderborn luhet sot nga ora 18:00./Zëri.info