Kosova shkëlqen në Kampionatin Evropian, thyhen dy rekorde të reja

Kosova shkëlqen në Kampionatin Evropian, thyhen dy rekorde të reja

Sport December 06, 2019 - 13:59
Detajet

Në ditën e tretë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m), që po zhvillohet në Glasgou të Britanisë së Madhe, reprezentuesit kosovarë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe dy rekorde të Kosovës.

Sportistet që u paraqiten sot arritën këto rezultate:

Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 50m Krol, u rendit i 69 me kohë 00:25:51

Image

Dasar Xhambazi u paraqit në disiplinën 100m Bretkosë, u rendit i 47 me kohë 01.06.06 rekord i ri i Kosovës.

Image

Arti Krasniqi u paraqit në disiplinën 200m MIX, u rendit i 48 me kohë 02.04.35 rekord i ri i Kosovës

Federata e Notit e Kosovës ka lajmëruar se notarët kosovarë do të garojnë edhe në dy ditët në vazhdim.