Historia rrëqethëse e boksierit nga Kosova, i cili u stërvit fshehurazi nga prindërit e tij dhe që u gjet i vdekur pak para meçit të madh

Historia rrëqethëse e boksierit nga Kosova, i cili u stërvit fshehurazi nga prindërit e tij dhe që u gjet i vdekur pak para meçit të madh

Sport December 05, 2019 - 09:40
Detajet

Të shtunën e 4 dhjetorit 2011, në banesën e tij në Mynih, u gjet pa shenja shenje jete kampioni i botës në boks Besim Kabashi.

Më 9 dhjetor të atij viti, ai duhej të shkonte në negociata para meçit dhe një javë më vonë ai kishte për të mbrojtur titullin e kampionit, raporton RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info.

Kishte shumë dyshime për vdekjen e tij, por rezultatet nga Instituti Mjekësor treguan se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve, një konkluzicion që sipas policisë gjermane hedhte poshtë pistën e vrasjes apo vetëvrasjes.

Por, kush ishte Besim Kabashi?

Besim Kabashi u lind më 27 shkurt të vitit 1976 në Gurrakoc të Istogut dhe ai ishte fëmija më i vogël nga shtatë fëmijët – kishte katër vëllezër dhe dy motra.

Sa jetonte në Kosovë, inspirimin për sportet luftarake e merrte te vëllai i tij Samiu, i cili e donte mjaft boksin, por edhe nga kushëriri i tij Naim Kabashi i cili merrej me karate.

Kabashi si i ri – 17-vjeçar – filloi të stërvitej fshehurazi nga prindërit e tij në një klub boksi dhe në karrierën e tij, ai kërkonte një sfidë sportive.

Më pas, ai mësoi shumë edhe në Augsburg, por nga këtu u largua sepse donte sfida më të mëdha.

Pas një pauze, Besim Kabashi rikthehet më i fuqishëm se kurrë më parë duke fituar titullin e kampionit evropian deri në 95 kilogramë dhe pastaj atë të kampionit botëror./Zëri.info

\