Drejtori sportiv i Werderi Bremenit ka disa fjalë për Milot Rashicën

Drejtori sportiv i Werderi Bremenit ka disa fjalë për Milot Rashicën

Sport December 03, 2019 - 20:01
Detajet

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme, transmeton zeri.info

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka realizuar 2 asistime në nëntë ndeshjet e fundit.

Por, drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann thotë se Rashica ka potencial edhe për më shumë.

“Miloti ka ende potencial dhe ende nuk është në fund të zhvillimit të tij. Ai do të bëhet edhe më i mirë sepse është i gatshëm për të mësuar dhe për të punuar shumë”, ka thënë Baumann./Zëri