Në rast të kualifikimit në 'Euro 2020', mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës
FOTO: Laura Hasani

Në rast të kualifikimit në 'Euro 2020', mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës

Sport December 01, 2019 - 18:48
Detajet

Në mbrëmjen e djeshme në Bukuresht, është hedhur shorti për fazën e grupeve në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Si të tjerët, ashtu edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për këtë fazë në rast të kualifikimi, raporton Zëri.info.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë mundësi të luajnë në këtë garë vetëm në rast të triumfit në Ligën e Kombeve.

Fillimisht, Kosova luan në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut, e në rast të fitores, luan në finale ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgji - Bjellorusi.

Image

Në rast të kualfikimit, Kosova do të renditet në grupin C aty ku do të ketë punë me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë

Ndeshjen e parë, Kosova do ta zhvillonte në Bukuresht kundër Austrisë, kurse më pas do të luante në të njejtin vend ndaj Ukrainës.

Dhe për fund, Kosova do të luante ndaj Holandës në 'Johan Cruyff Arena' në Amsterdam.

Nga ana tjetër, në rast se Rumania arrin kualifikimin nga Liga e Kombeve, atëherë Kosova kalon në 'grupin e vdekjes', grupin F, ku do të kishte punë me Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë.

Ndeshjen e parë, Kosova do të luante ndaj Portugalisë në Budapest, e më pas ndaj Francës në të njejtin vend.

Për fund, Kosova do të luante ndaj Gjermanisë në stadiumin gjigant 'Allianz Arena', në Mynih./Zëri.info

\