Aziz Salihu ka këtë mesazh pas tërmetit në Shqipëri
Sport
November 27, 2019 - 19:23
Detajet
Ish-boksieri i njohur kosovar, Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i trishtuar me tërmetin që ndodhi në Shqipëri.
“Ngushëllime nga zemra familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. E gjithë Kosova është me ty Shqipëri”, këto janë fjalë e Salihu.
‘Zizi’ është kryetar i klubit të boksit Prishtina.