E zbulon mediumi zviceran: Shaqiri ka bërë transplant të flokëve

E zbulon mediumi zviceran: Shaqiri ka bërë transplant të flokëve

Sport November 21, 2019 - 23:19
Detajet

Papritur pjesa pa flokë në kokën e Xherdan Shaqirit është zhdukur. A e ka shfrytëzuar ylli i Zvicrës pushimin e tij për të bërë një transplant flokësh?

Mungessa e flokëve ishte e qartë te 28-vjeçari në vitet e fundit, shkruan mediumi zviceran “Blick”, transmeton zeri.info

Fotot e fundit të tij tani tregojnë se nuk ka mungesë të flokëve.

Kjo ka bërë që portali “bluewin.ch” të spekulojë se Shaqiri ka bërë transplant të flokëve.

Ndoshta Shaqiri moti këshillë nga trajneri i tij, Jurgen Klopp. Gjermani e kishte bërë transplantin e flokëve gjatë kohës së tij te Borussia Dortmundi dhe më pas kishte thënë: “Rezultati duket i mirë”./Zëri