Kjo është historia e Kosovës në eliminatoret për Euro 2020
Kosova të dielën e zhvilloi sfidën e fundit në eliminatoret për kampionatin Evropian 2020. Përfaqësuesja jonë u ndesh më Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Edhe pse pësoi humbje të thellë atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshëm dhe ajo humbje aspak nuk e zbeh ecurinë fantastike të Kosovës në këto kualifikuese.
Cili ishte rrugëtimi i Kosovës në këto eliminatore që ishin të parat në histori të Kosovës. Zëri.info ka nxjerrë statistika mjaftë interesante nga kjo ecuri.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes, historinë e nisën me Bullgarinë në sfidën e luajtur me 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” ajo ndeshje u mbyll me barazim 1:1 derisa golin për Kosovën e kishte shënuar Arbër Zeneli në minutën e 61-të, shkruan Zëri.info.
Gjatë tetë ndeshjeve të zhvilluara në fazën e grupeve për kualifikim në Euro 2020, Kosova shënoi gjithsejtë 13 gola dhe e veçanta ishte se më shumë gola shënoi në udhëtim sesa si vendase. 6 gola i ka shënuar në Bullgari dhe Angli në të dyja ndeshjet nga tri gola, ndërsa nga një gol ia ka shënuar Malit të Zi në Podgoricë dhe një Çekisë në Plzen. Pati 3 fitore 2 barazime dhe 3 humbje duke tubuar gjithsejtë 11 pikë për të përfunduar në pozitën e tretë në Grupin A pas Anglisë e Çekisë që ishin në pozitat 1 dhe 2 dhe u kualifikuan në euro 2020. Kosova pas vetës la kombëtaret si Bullgarinë dhe Malin e Zi .
Fitoren më të thellë Kosova e kishte ndaj Malit të Zi në Prishtinë të luajtur me 14 tetor në “Fadil Vokrri”. Ajo ndeshje u mbyll me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.
Humbjen më të thellë Kosova e pësoi ndaj Anglisë e luajtur së fundmi në Prishtinë e e cila u mbyll me rezultat 4:0.

Vedat Muriqi 4 gola, Valon Berisha 2, Milot Rashica 2, Amir Rrahmani 1, Mërgim Vojvoda 1, Atdhe Nuhiu 1, Elbasan Rashani 1 e Arbër Zeneli 1 gol, ishin shënuesit e Kosovës në tetë ndeshjet e luajtuar në këto eliminatore.
Epitetin e golashënuesit e mban Vedat Muriqi me 4 gola por që në dy ndeshjet e fundit me Çekinë dhe Anglinë nuk luajti për shkak të lëndimit.
Futbollisti më me pak fat ishte Arbër Zeneli i cili u lëndua pas vetëm 39 minutave lojë në sfidën e 7 qershorit në ndeshjen kundër Malit të Zi nga ajo ndeshje Zeneli më nuk ka mundur të luajë dhe rikthimi i tij pritet të ndodhë tek në vitin e ardhshëm.

Sa i përket paraqitjes, Kosova u vlerësua si një shembull i mirë në këto eliminatore dhe atë jo vetëm me lojën por edhe me tifozët shumë korrektë që kishte.
Ëndrra për kualifikim nuk është shuar pasi në marsin e vitit 2020 luan në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut në kuadër të ligës së Kombeve, aty ku edhe e kërkon kualifikimin në kampionatin Evropian./Zëri.info